Është bërë e udhës që sa herë që Sali Berisha bën deklarata nuk ka asnjë reagim nga institucionet.

Nuk ndodh kjo kur politikanë të tjerë apo qeveritarë bëjnë të njëjtën gjë.
Kështu ndodhi edhe sot, ndërsa u paraqit në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës ‘detyim paraqitje’.

Me të dalë përpara gazetarëve, filloi me deklarata e tij të përhershme, duke u shprehur se brenda SPAK kishte parë Altin Dumanin (Troplini siç e etiketon ai në mënyrë fyese) të ulur me personazhe të botës së krimit, më konkretisht me Visin e Pojës dhe me Altin Hajrin.

Berisha mund t’i thotë këto në mënyrë figurative, por nëse përsëriten shpeshherë akuza të tilla, duhet të sqarojë përpara një institucioni për mënyrën e deklaratave të tij.

Ndërkohë që ndaj Prokurorit tjetër të SPAK, Arben Kraja, u shpreh se e kishte parë duke numëruar para me Oltion Bistrin.

Nuk ka mjaftuar vetëm kaq, sepse ka vijuar edhe akuzat ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka, duke u shprehur se është këshilltare e Ergys Agasit, nëdrkohë që tha se ka video që ajo hyn e del në zyrën e tij mafioze.

Këto janë akuaza mjaft të rënda, pavarëishst se nuk ka ansjë reagim as nga prokuroria as nga shoqata e gjyqtarëve, të cilët në raste të ngjashme janë shumë të ndjeshëm.

Pyetja që shtrohet është a ka përgjegjësi penale Sali Berisha për deklaratat që bën? A ka institucione që e marrin në pyetje apo që e thërrasin për të vërtetuar akuzat e tij? Nëse po, pse nuk merret Berisha në pyetje për deklarata e tij? Në të kundërtën, Berisha ka të drejtë dhe institucionet kanë frikë nga akuzat dhe deklaratat e tij./ TemA