Pasi i dorëzoi fanelën prestigjioze me numrin 10, Juventus është gati të shndërrojë Kenan Yildiz në simbolin e rrugëtimit të ri bardhezi.

Sipas portalit italian ‘Il Bianconero’, pas disa sondazheve që klube të rëndësishëm evropianë bënë për fantazistin turk, drejtuesit e Zonjës së Vjetër përshpejtuan hapat në çështjen e rinovimit të kontratës së futbollistit që skadon në 2029 dhe në ditët e fundit janë bërë hapa të rëndësishëm përpara

Mësohet se nënshkrimi i kontratës së re të futbollistit është shumë pranë dhe gjithçka mund të mbyllet përfundimisht brenda kësaj fundjave. Rinovimi i kontratës së Yildiz tashmë dihet që do të shoqërohet me rritje page nga 1.7 milionë euro neto në sezon në 6 milionë euro plus bonuse, që e bën Yildiz futbollistin më të paguar te Juventus, duke parë edhe largimin e sigurt të Dusan Vlahovic nga klubi torinez në fund të sezonit.