Sot në orën 10:00 do të mbahet mbledhja e Këshillit të Imunitetit për rastin Balluku.
Edhe pse kryeministri Rama deklaroi pas vendimit të Kushtetueses se nuk ka urgjencë për trajtimin e kërkesës së SPAK pasi Balluku është tashmë e pezulluar dhe mund të hetohet lehtësisht, socialistët kanë njoftuar sot mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve.
Fillimisht ata ishin shprehur se do të prisnin zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe botimin e tij në Fletoren Zyrtare. Kushtetuesja ka thënë se po punon për ta zbardhur vendimin para afatit 30-ditor.




















