Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit javor në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
Eklipsi i Diellit ditën e nesërme do të ndikojë përveçse në mënyrën se si ndihemi në raport me çfarë kemi arritur, edhe te lodhja fizike apo ngarkesa emocionale duke na bërë të ndihemi të dobët ose si pas qejf. Do të ishte mirë të mos marrim lëvizje të mëdha ekonomike në eklips të Diellit sepse ka një përsëritje negative në rezultat.
Dashi
Saturni dhe Neptuni janë te Dashi. Prek të lindurit në ditën e parë dhe të dytë të shenjës së Dashit, por në përgjithësi shenjat e zjarrit të lindur në ditët e para për të pasur një projektim me shumë shkëlqim në ecurinë e karrierës së tyre.
Demi
E kanë në katërkëndësh këtë hyrje të eklipsit dhe ndikon te të lindurit të fund. Duhet të kujdesen pak më shumë për ushqimin, shëndetin, fizikun. Ndryshon situata në punë. Është një eklips që nxjerr në sipërfaqe gjërat që duhen rregulluar në punë.
Binjakët
Është një eklips dielli në një hapësirë ku do të duhet të jenë tolerantë ose të kujdesshëm me komunikimin në çift, sidomos paraditen e ditës së nesërme. Të përpiqen që emocionet t’i ndajnë me shoqërinë. Të bëjnë lëvizjet e duhura për të zgjeruar ndonjë të ardhur ekonomike.
Gaforrja
Në hyrjen që është eklipsi ndikon edhe te Gaforrja. Te brishtësia e shëndetit të tyre apo te një humor paksa i rrëzur. Sa i përket hyrjes tjetër shumë pozitive, Mërkuri është në hyrje shumë të bukur me Jupiterin nga Gaforrja, do të gjejnë fuqinë për t’u përballur me diskutime të mira në çështje që i kanë të rëndësishme.
Luani
Eklipsi është përballë. Vështirë se do shmangin mërzitjen që do marrin nga të tjerët, sidomos të lindurit në fund të shenjës. Për të lindurit në fillim, të përpiqen që të jenë të kthjellët, pa ngarkesa emocionale. Mund të kenë si ndjesi ankthi, stresi, fobi në lidhje me trupin e tyre. Saturni dhe Neptuni ndikon drejtpërdrejt për të lindurit në ditët e para për shkak të detyrimeve apo ndryshimeve që ata duan të bëjnë. Periudhë shumë e mirë për të aplikuar apo për të dhënë intervista pune.
Virgjëresha
Me Mërkurin ballë për ballë me Jupiterin është një hyrje shumë e mirë për dy gjëra; për të sqaruar keqkuptimet që mund të kenë pasur në të gjitha ambienet e tyre (punë, familje), me këdo që mund të kenë pasur hatërmbetje kjo javë i favorizon takime të tilla. Eklipsi i Diellit nuk ndikon drejtpërdrejt por ndoshta në mendjen e tyre vazhdojnë që të kenë dëshirën për t’u arratisur apo për të pasur mundësinë për të qenë në vende të tilla që kanë sa më pak zhurma.
Peshorja
Një eklips favorizues sa i përket mbrojtjes. Është në një pozicion që lidhet me pjesën sociale. Do ta gjejnë veten duke ndihmuar të tjerët që i kanë pjesë të së përditshmes. Mërkuri te Peshqit nuk është një pozicion që përshpejton pjesën e veprimit, por është shumë i mirë për të ndarë mendime dhe opinione.
Akrepi
Hyrje shumë e bukur dhe Gaforrja dhe Peshqit janë shumë energji e mirë për t’i ndihmuar për të marrë atë çfarë duan. Mund të mendojnë për të gjetur zgjidhje të rëndësishme nëse kanë detyrime ekonomike. Duke nisur nga e mërkura dhe në vazhdim do të fillojnë të kenë zgjidhje të rëndësishme edhe me palët e treta, sisteme bankare. Diskutimet duhet të nisin që tani, veprimet pak më vonë.
Shigjetari
Hyrje shumë e mirë Saturni dhe Neptuni. Do ta kuptojnë që po fillojnë një fazë të re. Mërkuri është në katërkëndësh. Pak jo tolerant me komunikimin me njerëzit që kanë në ambientet e punës. Sa i përket emocioneve, siguria në shtëpi do të jetë shumë e ndjeshme edhe pse jemi në ditë eklipsi.
Bricjapi
Eklipsi ndodhet në një pjesë shumë afër vetes së tyre. E vetmja paqartësi që nuk piqet me pritshmëritë e tyre ka të bëjë me mënyrën se si ndihen emociconalisht, në raport me dashurinë, familjen apo të tretët. Kanë një lloj ngarkese dhe ndihen jo të vlerësuar.
Ujori
Eklipsi e ka pasur ndikimin shumë të gjatë. Kanë eklipsin nesër. Të lindurit në fund të shenjës të përpiqen të gjejnë një hapësirë me sa më pak njerëz, sa më pak zhurma. Të jenë të kujdesshëm me portofolin e tyre. Kanë tre vite që luftojnë që të ristrukturojnë ekonomikë e tyre dhe ende nuk ka ardhur momenti.
Peshqit
Nevojë për tu arratisur. Të gjithë Peshqit kanë nevojë për një shkëputje të vogël nga detyrimet. Një pjesë e mirë e të lindurve në fund do të kenë disa shqetësime dhe këto ditë i kanë disi të ngarkuara. Do të duhet të gjejnë formën, ta marrin shtruar. Saturni është larguar nuk do të sjellë problematika të tjera. Nuk duhet të marrën vendime të mëdha sepse mund të marrin vendimin e gabuar.




















