Kryeministri Edi Rama ka prezatuar këtë të hënë drejtuesin e ri të AKSH Igli Tafaj. Rama ka folur për herë të parë për kompanitë e AKSH të cilat sipas njoftimit zyrtar të SPAK janë përfshirë në akte korruptive. Sipas kryeministrit ai nuk ka dijeni për këtë çështje.

“Natyrisht as në këtë rast unë nuk hyj në meritën e çështjes në fjalë nuk kam dijeni për detaje që lidhen me aktivitetin e atyre kompanive të përfshira në një hetim. Unë kam dijeni për faktin që Linda është një nënë e vetme me dy fëmijë, ka një karrierë nga më të shkëlqyerat në shërbimin publik. Kam dijeni për faktin se me të gjithë partnerët e mëdhenj të teknologjisë unë kam dëgjuar mbresat më të jashtëzakonshme për ju dhe Linda Karcanaj. I them të gjitha këto në respekt të personit. Dua të besoj që të dali e pastër, por i takon drejtësisë. Kjo nuk do të thotë t’i hidhen poshtë vlerat.”-tha Rama