Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), Klodian Braho ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner ku në fokus ishte forcimi i sundimit të ligjit në Shqipëri.

Ambasada thekson se dy zyrtarët shkëmbyen mebdimi mbi rëndësia e konsolidimit të institucioneve të drejtësisë dhe vijimi i reformave kyçe. Më tej ambasada thekson se sundimi i ligjit përbën një kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Po ashtu theksohet se Gjermania mbështet luftën efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ambasadori Bergner shkëmbeu mendime sot me kreun e SPAK, Braho, për forcimin e sundimit të ligjit. Ky është një kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, të cilin Gjermania e mbështet fuqishëm politikisht dhe financiarisht. Gjermania do të vazhdojë të angazhohet intensivisht për të ruajtur progresin e arritur në vitet e fundit dhe për të mundësuar luftën efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në reagimin e ambasadës.