“Garantoj Edi Ramën se sulmet ndaj selisë së PD-së do të sjellin sulme asgjësuese për selitë e partisë së krimit në të gjithë territorin e vendit, ndaj dhe hiq dorë nga aventura dhe provokimi i ulët.” – kjo është deklarata më e fundit e Sali Berishës, e cila ka ngjallur shumë komente, lidhur me provokimin e tij dhe thirrjen e tij për dhunë ndaj selive të PS-së në të gjithë Shqipërinë.
Mirëpo, e vërteta është ndryshe.
I vetmi që e ka sulmuar selinë e PD-së sikur osmanët dikur Krujën është vetë Sali Berisha në luftën civile brenda radhëve të demokratëve.
Pamjet që gazeta TemA po sjell në kujtesë janë të 8 janarit 2022 dhe kujtojmë se brenda selisë që Berisha dhe huliganët e tij po sulmojnë ndodhet Lulzim Basha me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të kohës. (TEMA)




















