Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është kërcënim për përsëritjen e krimeve kundër njerëzimit që ka kryer diktatori Sllobodan Millosheviç. Në fjalimin me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Kurti mbrojti luftën e drejtë të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodhet në Hagë dhe tha se barazimi i veprës së tyre me atë të pushtuesit është i papranueshëm

“Brengosemi që krerët e UÇK dhe Republikës po akuzohen padrejtësisht sepse guxuan të marrin armët për liri kundër një regjimi gjenocial. Akuzat kundërt tyre nuk qëndrojnë, nuk marrin parasysh kontekstin historik”, tha Kurti.

“Krime kundër njerëzimit ka kryer Serbia e Millosheviçit. Kërcënim për përsëritjen e tyre është sot Serbia e Vuçiçit. Barazimi mes krerëve të UÇK-së dhe një regjimi gjenocidal është i paqëndrueshëm dhe i papranueshëm për ne”.