Prokuroria e Durrësit këtë të enjte ka marrë vendimin ka sekuestruar dokumentacionin e projektit për ndërhyrjen në argjinaturën e lumit Erzen, pas përmbytjeve në Durrës.
Sipas prokurorisë së Durrësit, bashkia e Durrësit e ka kryer ndërhyrjen në argjinaturën në lumin Erzen pa studim dhe pa leje ndërtimi, ç’ka ka sjellë edhe përmbytjet në Sukth në njësinë Administrative Katund i Ri.
“Sa më lart, për nevoja të hetimit del e domosdoshme, sekuestrimi pranë Bashkise
Durrës, sa më poshtë vijon: 1- Dokumentacioni i procedurës së prokurimit, zbatimit dhe marrjes ne dorëzim per objektin “Rehabilitim i argjinatures, ngritjes së bankinës dhe sistemimi i argjinatures se lumit “Erzen”.
2- Dokumentacioni tekniko-ligjor i te gjithe procedurës së lejes së ndërtimit për objektin
“Rehabilitim i argjinaturës, ngritjes se bankinës dhe sistemim i argjinatures së lumit”, thuhet në njoftim.




















