Spiropali mbajti fjalën e saj në nisje të sesionit qendror teksa tha se Korridori VIII është ndërlidhja e munguar mes lindjes dhe perëndimin e Ballkanit Perëndimor.”Korridori VIII është ndërlidhja e munguar lindje–perëndim e Ballkanit Jugor. Ai lidh Adriatikun me Detin e Zi, tregjet me tregjet dhe rajonin tonë me zemrën e Europës. Dy mijë vjet më parë, Via Egnatia arriti pikërisht këtë: lidhi portet, qytetet dhe njerëzit në të njëjtën hapësirë gjeografike. Sot, nuk po shpikim diçka të re. Ne thjesht po përfundojmë një detyrë që historia e ka përcaktuar tashmë për ne: ta bëjmë këtë pjesë të Europës realisht të ndërlidhur. Ndërlidhje do të thotë mundësi. Do të thotë qëndrueshmëri. Dhe në Europën e sotme, nënkupton edhe siguri”, tha Spiropali.Ministrja e Jashtme deklaroi se “në të gjithë vendin, korridori është në qendër të strategjisë sonë kombëtare të transportit” dhe se “Shqipëria po bëhet një nga nyjet e më të besueshme të këtij projekti”.”Ne kemi një portofol projektesh prioritare me vlerë mbi dy miliardë euro dhe shumica e tyre janë tashmë të gatshme për zbatim. Në sektorin hekurudhor, linja Durrës–Rrogozhinë po avancon me financim evropian. Punimet inxhinierike për segmentin pasues drejt Pogradecit kanë nisur. Ndërkohë, linja e re hekurudhore që lidh Tiranën me Durrësin dhe aeroportin ndodhet në fazën përfundimtare të ndërtimit. Në sektorin rrugor, segmentet kryesore nga porti drejt kufirit lindor janë në ndërtim ose në faza të avancuara përgatitore. Në sektorin e energjisë, interkonjeksioni 400-kilovolt me Maqedoninë e Veriut, që ndjek gjurmën e korridorit, është pranë përfundimit. Pra, porta perëndimore e Korridorit VIII nuk është më një ide. Ajo është një paketë projektesh konkrete në terren, me financim, kontrata dhe afate të përcaktuara”, tha ajo.Spiropali u ndal edhe në rëndësinë e Korridorit VIII si aset strategjik për ndërveprueshmërinë dhe sigurinë europiane.”Rrugët, hekurudhat, portet dhe lidhjet energjetike janë asete strategjike. Korridori VIII është i vetmi aks i vërtetë lindje–perëndim në Europën Juglindore. Ai lidh Adriatikun me Detin e Zi përmes vendeve tona, të gjitha anëtare të NATO-s. Kjo i jep këtij korridori një dimension të dytë, shumë praktik. Ai nuk është vetëm një projekt ekonomik dhe integrues.Ai është edhe një korridor ndërveprueshmërie. Ai mundëson që forcat aleate, pajisjet dhe furnizimet të lëvizin më shpejt dhe në mënyrë më të parashikueshme në rajon, duke forcuar arkitekturën e sigurisë së krahut jugor të Aleancës. Vetëm pak ditë më parë, në Takimin Ministror të Mbrojtjes të NATO-s, u riafirmua rëndësia strategjike e mobilitetit ushtarak në krahun juglindor, duke mundësuar avancimin e përdorimit të dyfishtë të Korridorit VIII përmes financimit të përbashkët të Aleancës. Në këtë kuptim, Korridori VIII kontribuon jo vetëm në tregti dhe rritje ekonomike, por edhe në mbrojtjen kolektive, qëndrueshmërinë dhe stabilitetin në hapësirën më të gjerë të Detit të Zi dhe Mesdheut”, deklaroi Spiropali.
Home Lajme Aktualitet Ministeriali në Tiranë/ Spiropali: Korridori VIII nyja e munguar mes Adriatikut dhe...
Ministeriali në Tiranë/ Spiropali: Korridori VIII nyja e munguar mes Adriatikut dhe Detit të Zi! Qendër e strategjisë tonë kombëtare të transportit
Nga Hollywood-i në politikë/ Lavdëronte drejtimin e tij, si Chuck Norris ndihmoi Trump në...
Aktori i njohur i filmave aksion, Chuck Norris, i cili ndërroi jetë sot, ishte një konservator i përjetshëm dhe mbështetës aktiv i kandidatëve republikanë...
Lufta e Tretë e Gjirit: i njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha
KJO ËSHTË LUFTA E TRETË E GJIRIT dhe shpërthimi i radhës i një konflikti, që nga momenti kur Shtetet e Bashkuara morën rolin e...
Ku, për çfarë dhe kundër kujt do “kandidoni”?
Nga Ardi Stefa/
Ai, nëpërmjet të tjerëve ju thotë (ka 35 vjet që ua thotë): “Nuk ju duam në partinë tonë (time) personale.”
Ju shpallin të...
Udhëheqësi i ri i Iranit mohon sulmet ndaj Turqisë dhe Omanit: Mashtrim për të...
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka mohuar kategorikisht përfshirjen e vendit të tij në sulmet ndaj Turqisë dhe Omanit.
Në një deklaratë me shkrim,...
“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump për zhvillimet në Lindjen e...
Presidenti i Donald Trump deklaroi se Irani nuk ka më një strukturë të qartë drejtuese, duke theksuar se kjo e bën të pamundur zhvillimin...
Play off-i i Botërorit/ Gattuso publikon listën me lojtarët e grumbulluar, Italia kërkon të...
Trajneri i kombëtares italiane, Gennaro Gattuso, ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës.
Italia do të përballet me...
Hëna e re sjell ndryshime: Ja si preken 12 shenjat e horoskopit sipas astrologes...
Astrologia Krisanthi Kalogeri bëri një parashikim të 12 shenjave të horoskopit për ditët në vijim të kësaj jave të Marsit dhe ato të javës...
“Pa SHBA-në, NATO është një tigër letre!”, Trump i ashpër me Aleancën: Frikacakë! Nuk...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar ashpër aleatët e NATO-s, duke i cilësuar ata si “frikacakë” në një postim të publikuar në platformën...
“Burgun nuk e shoh si pengesë, por si test”, Ilir Meta nga qelia: Po...
Ish-presidenti i vendit dhe një nga figurat më të spikatura të skenës politike shqiptare, Ilir Meta, nga qelia e burgut ku dhe ndodhet prej...
Teherani godet sërish Kuvajtin, vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike, iranianët festojnë Vitin e...
Tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të rriten, ndërsa mëngjesin e sotëm u raportuar për një tjetër humbje në radhët e elitës iraniane.
Mediat shtetërore...




















