Në Ditën e Shqipërisë në Zyrën Europiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof.Evis Sala, prezantoi vizionin e qeverisë shqiptare për zhvillimin e një sistemi shëndetësor modern, të qëndrueshëm dhe plotësisht të harmonizuar me standardet evropiane.
Ministrja Sala, u ndal tek prioritetet kyçe të reformave në shëndetësi:
Gjatë vizitës, ministrja zhvilloi një takim me Drejtorin Rajonal për Europën të OBSH-së, Hans Henry P.Kluge., me të cilin u nënshkrua marrëveshja dyvjeçare e bashkëpunimit, që synon mbështetjen e Shqipërisë në garantimin e aksesit universal në kujdes shëndetësor cilësor dhe të përballueshëm, forcimin e kapaciteteve për emergjencat shëndetësore dhe promovimin e komuniteteve të shëndetshme.
Në këtë kuadër, Shqipëria propozoi pranë OBSH-së edhe një nismë europiane për parandalimin dhe adresimin e dhunës digjitale ndaj grave dhe vajzave. Në përfundim, ministrja theksoi se reformat në shëndetësi synojnë ndërtimin e një sistemi më efikas dhe më të përgatitur për të ardhmen, me fokus tek cilësia, barazia dhe qëndrueshmëria e shërbimeve për çdo qytetar.




















