Pas njoftimit zyrtar në rrjetet sociale, momenti i shumëpritur i leximit të zarfit të zi ka ndodhur edhe brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Ka qenë Brikena ajo që ka marrë përsipër të lexojë vendimin e ashpër të Vëllait të Madh, i cili solli reagime krejtësisht të kundërta në sallon.
Teksa mbante zarfin në dorë, Brikena nuk i ka mbajtur dot emocionet. Për disa momente, ajo e ka pasur të pamundur të flasë, duke mbuluar fytyrën me dorë dhe duke shpërthyer në lot përpara banorëve të tjerë të cilët e nxisnin ta lexonte.
Me zë të dridhur dhe të përlotur, ajo më në fund komunikoi vendimin final: “Banorë, Vëllai i Madh ju njofton se Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara. Televotimi aktual anulohet”.




















