Në 2016 u bë një rritje e jashtëzakonshme pagash për ju. Nga vendimi i 2016-ës te krijimi i mundësive për të pasur atyë fond pagash duhej një kohë. Kur kemni kaluart këtë paketë, Shqipëria nuk ishte kjo. Kjo Shqipëri ka mundësi për gjëra që nuk i kishte në 2016-ën. Ajo hapësirë kohore për t’ju rritur pagat ju, ishte një hapësirë kohore e llogaritur me laps e letër. Si mund të jetë kjo me çelës magjik për t’i rritur pagat një grupi interesi dhe të bëhet qysh nesër. Kjo bëhet me hapa.

Ju vazhdoni dhe me një gjë tjetër që habitem si e diskutoni akoma. ju keni shkuar në Gjykatën Kushtetuese për t’i rritur pagat atyre që i hoqi vetingu. Ju keni shkuar në GJK për t’i kërkuar taksapaguesve shqiptarë se dhe ata që ishin korruptuesit dhe gjakpirësit e sistemit të drejtësisë meritonin rritje pagash njësoj si ata që kaluan vetingun. Si mund ta fusni këtë në radhën e pretendimeve që keni nga kjo qeveri e poshtër, e cila ka bërë një reformë historike dhe e cila ka bërë atë që kolegët tuaj, nga viti 2012 dhe deri sa u bë kjo reformë do e kishin ëndërruar por nuk e kanë prekur dot.

Për të vazhduar me të katërtën. Kush jeni ju që mund të gjykoni sinqeritetin. Si mund të hyni ju e të diskutoni mbi një pushtet kushtetues dhe ndërkohë ju nuk jeni si ky pushtet që buron nga vota. Buron nga e gjithë ajo arena e baltës ku jemi të detyruar të zhgërryhemi çdo ditë, ndërkohë ju jeni aty lart për të vendosur drejtësi.

Si mund të flisni ju me këtë gjuhë. Si mund të hidhni baltë mbi këtë qeveri me këtë lloj retorike. Flisni për ulje pagash. Po si ka mundësi? Po i keni pagat njësoj si në Greqi sot dhe doni t’i rrisni prapë. Doni t’i rrisni me plus 2000, me plus 3000 dhe thoni që ne ju kemi përkeqësuar pozicionin financiar. Këto janë dokrra. Nxirrni një dokument. Nuk jeni parti politike për të bërë deklarata publike. Deklaratat publike bëjini në momentin kur ju cenohet pozicioni nga një faktor. Kjo qeveri është garantja e pavarësisë tuaj”, tha Rama.