Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulatn Balla ka shpërthyer kundër Berishës, ndërsa pohoi se ky i fundit duhet të ‘lajë gojën para se të flasë për PS’. Po ashtu ai ironizoi dhe Jozefina Topallin.

Balla: Zotëri kur t’I drejtohesh krahut këtej duhet ta lash mirë gojën, dhe ngrije kokën. Laje gojën sepse edhe për këto që thua zotrote… je i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parashë. Ne s’kemi thënë asgjë më shumë se sa thanë SHAB ë të shpallën non grata. Drejtësia në Shqipëri të ka marrë të pandehur për korrupsion, të vish këtu e të bësh të ndershmin, të flasësh në emrin e drejtësisë, kur 2 herë shkon para drejtësisë dhe i merr të tërë me libër shpije.

Do merresh edhe me mua që kam nderin e jetës të jem njeriu që të kam kallëzuar. Ngrije kokën Sali, 100 herë të kthehem mbrapa do e bëja. Jozefinë mos u bëj sikur të dhemb shpirti për Saliun, ma kurse se në 2011 bashkëpunuam bashkë kundër Saliut. Por na dole huq, nuk more vota në Shkodër.

Jozefinë historia në 20 vite, rikthimet si puna jote Ulsia ka një shprehje të bukur, ajo pas asaj.
Sali laj gojën sa herë përmend PS se ta ka dhënë përgjigjen e do të ta japë edhe në 2029. Tani çohu na sqaro vendimin e djeshëm, Do vini në komision apo jo?