Koha po fluturon.

A mundet Rusia të fillojë një luftë kundër Europës. Gjermanët nuk presin sa të zbardhet ky moment.


Nga Gordon Fairclough

KLAIPEDA, Lituania oficeri më i lartë ushtarak i Gjermanis, Gjenerali Carsten Breuer, qëndronte mbi një hartë të Lituanisë të shtruar në dyshemenë e një posti komande të improvizuar në këtë qytet port në Detin Baltik.

Një shi i ftohtë binte në dritare ndërsa Breuer dhe ndihmësit e tij rishikonin planet për të furnizuar me municione dhe karburant një brigadë të blinduar të pozicionuar në rrugën e mundshme të çdo sulmi tokësor rus ndaj NATO-s.

“Ne duhet të stërvitemi se ku dhe si do të luftojmë,” u tha Breuer ushtarëve të veshur me kamuflazh të mbledhur rreth tij. “Ne duhet të jemi të shkathët. Ne kemi nevojë për një mentalitet të ri.”

Breuer po nxiton për të përgatitur forcat e armatosura të Gjermanisë për luftë. Për veteranin 61-vjeçar të konflikteve nga Kosova në Afganistan, ora po ecën.
Agjencia e inteligjencës ushtarake gjermane vlerëson se brënda tre viteve të ardhshme, Rusia, ushtritë e së cilës u dyndën në Ukrainë në vitin 2022, do të ketë grumbulluar mjaftueshëm armë dhe do të ketë trajnuar mjaftueshëm trupa për të qenë në gjendje të fillojë një luftë më të gjerë në të gjithë Evropën. Breuer thotë se një sulm i vogël mund të ndodhë në çdo kohë.

“Duhet të jemi gati,” thotë ai.

Për këtë qëllim, Breuer ka zhvilluar një fushatë shumë frontale për të mbledhur njerëzit, biznesmenët, ushtarët dhe publikun e gjerë të Gjermanisë pas përpjekjeve për të shpejtuar riarmatimimin e vendit për t’i bindur ata se të jenë të pregatitur të luftojnë Rusinë për të mbrojtur liritë e tyre demokratike.

Shpenzimet e mbrojtjes janë rritur ndjeshëm. Parlamenti në Dhjetor miratoi një ligj që do t’u kërkojë burrave t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore për të vlerësuar aftësinë e tyre për shërbimin ushtarak. Qëllimi është të nxisë vullnetarizmin. Qeveria thotë se rekrutimi mund të jetë i mundur nëse nuk arrihet numuri i mjaftueshëm i rekrutimit.
Gjith kjo situate e vendosi Breuer në krye të gjeneralëve Europian dhe zyrtaterve të sigurisë nacionale që të punojnë për të rindërtuar ushtritë e kontinentit – të dobësuara nga vite të tëra buxhetesh të rraskapitura pas rënies së Bashkimit Sovjetik – ndërsa kërcënimi që buron nga Kremlini është bërë vazhdimisht më kërcënues. Të Enjten, Ministri Gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius emëroi Breuer për të shërbyer si kryetari i ardhshëm i komitetit ushtarak të Organizatave të Traktatit të Atlantikut të Veriut. Nëse zgjidhet, ai do të bëhet këshilltari kryesor i sekretarit të përgjithshëm të aleancës.

Çështjet janë komplikuara shume gjate administratës Trumpit. Për dekada aleanca midis SHBA dhe Gjermanise, në krye të vëndeve Përëndimore, ishte në pikěn e saj kulminante. Ky bashkëpunim rritej vazhdimisht dhe ky paternitet ishte i pabesueshëm, në rastin më të keq, një forcë armiqësore rezikonte minimin e sigurinë e kontinentit.

Zyrtarët Evropianë thonë se duhet të jenë të përgatitur të veprojnë vetëm në rast lufte me Rusinë, një konflikt që do të përcaktonte të ardhmen e Demokracisë së Perëndimit. Gjermania, ekonomia më e madhe dhe vëndi më i populluar i Bashkimit Evropian, është absolutisht qëndror për mbrojtjen e kontinentit. Ironikisht, një ushtri e fuqishme Gjermane, mallkimi i Evropës në gjysmën e parë të shekullit të 20-të, tani është thelbësore për sigurinë e saj në shekullin e 21-të.

Arti i Kriegstüchtig.

Kriegstüchtig është fjala Gjermane për gatishmëri për luftë. Breuer e ka bërë këtë makinën e tij të tubimit ndërsa nxit ndryshime në forcat e armatosura dhe përpiqet t’i shkundë Gjermanët nga plogështia e tyre pas Luftës së Ftohtë, ëndërim për fundin i historisë.
Ai dhe Ministri i Mbrojtjes Pistorius e përdorin qëllimisht termin, i cili mbart peshë shtesë në gjermanisht. Ndryshe nga përdorimi i anglishtes amerikane, ku lufta zhvillohet kundër gjithçkaje, nga droga te varfëria, gjermanët e rezervojnë Krieg për ushtritë që luftojnë ushtritë. Kjo prek një nerv në një vend ende të plagosur nga historia e tij e militarizmit.
Breuer filloi karrierën ushtarake në vitin 1984. Në atë kohë që ushtrija ishte në pikën më të lartë, mbas luftës dytë botnore, përsa i përket armatimit dhe gadishmërisë njikohësisht. Kishte gjysem milion ushtarë afërsisht dymije tankse në gadishmëri luftarake. Pikërisht në atě kohë ishte shtylla kryesore e NATOs për forcat konvencionale në qëndër të Europës.
Kur Muri i Berlinit ra dhe Bashkimi Sovjetik u shëmb, nevoja për një ushtri të madhe në gatishmëri dukej si një gjë e së kaluarës. Ushtarët gjermanë ende luftonin, përfshirë në Afganistan, ku ata ishin pjesë e një force stabilizimi të udhëhequr nga NATO. Por buxhetet ushtarake u tkurrën dhe paratë u shpenzuan për ribashkimin.

Deri në vitet 2010, ushtria ishte më pak se gjysma e madhësisë së saj të Luftës së Ftohtë dhe shumica e armatimeve dhe pajisjeve të saj ishin në gjendje të keqe. Me kalimin e kohës, thotë Breuer, “vendi që ishte shtëpia e Clausewitz dhe von Moltke” përfundoi me pak njerëz “që mendonin për strategjinë e madhe”. Breuer ishte pjesë e një brezi oficerësh, misioni i të cilëve ishte që shpesh të kënaqeshin me më pak, duke u përqendruar në “zvogëlimin dhe bërjen e gjërave më efikase”, thotë ai, “jo më efektive”.

Detyra e tij tani është ta ndryshojë këtë.

Ungjillëzimi i Breuerit e ka bërë atë një figurë të rëndësishme publike në një vend të pamësuar të shohë dhe të dëgjojë nga burra me uniformë. Në televizion, në sallat e bashkisë dhe universitete, oficeri me syze, me flokë të thinjur të prerë shkurt dhe një sjellje pothuajse profesorësh, shtron rreziqet për bashkatdhetarët e tij.

Mesazhi i tij është i arsyetuar, i qetë dhe i drejtpërdrejtë. Ai shqyrton me kujdes një sërë arsyesh: Ekonomia e Rusisë është në prag lufte; vendi po grumbullon predha artilerie dhe tanke; po kërkon të zgjerojë radhët e saj në 1.5 milion burra.

“Ne duhet të jemi shumë të përqendruar në pengimin dhe mbrojtjen kundër Rusisë”, thotë ai.

Kjo tregohet qartë se në shoqerin gjermane tashma thellë është rrënjosur pacifizmi si rrjedhim i dy luftërave botërore dhe holokaustit.

Kur ushtria gjermane u rindërtua në vitet 1950, nën kontrollin e fortë të NATO-s, ushtarët luftuan për t’u bërë “qytetarë me uniformë” dhe për të qenë mbrojtës të fortë të institucioneve demokratike. Ata u shkolluan nëpërmjet ligjeve të mbrëndëshme dhe ndërkombëtare.

Titulli zyrtar i Breuer është Inspektor i Përgjithshëm, gjë që e bën atë të tingëllojë më shumë si një revizor sesa një luftëtar, edhe pse ai është ekuivalenti i kryetarit të shefave të përbashkët të shtabeve të SHBA-së.

Ndërtesa ku ai punon në Berlin është gjithashtu vendi i një memoriali për oficerët gjermanë të ekzekutuar për komplot kundër Hitlerit. Duke parë poshtë në atrium jashtë zyrës së tij, shihni një qilim të madh të endur që të duket si një fotografi ajrore e Berlinit të shkatërruar nga bombat në fund të Luftës së Dytë Botërore.

“Është detyra jonë të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më kurrë,” thotë Breuer.
Claudia Major, një shkencëtare politike dhe specialiste e politikës gjermane të sigurisë, thotë se Breuer është lajmëtari i përsosur për shkak të mënyrës së tij të menduar dhe të qëllimshme. “Ai arrin t’i shpjegojë rreziqet publikut pa shkaktuar panik,” por edhe pa pretenduar se “gjërat janë të bukura dhe të këndshme”.

“Ai nuk i tremb njerëzit,” thotë Major.

Qëndrimet kanë ndryshuar ndjeshëm që kur Rusia pushtoi Krimenë e Ukrainës në vitin 2014 dhe më pas, në vitin 2022, nisi një pushtim në shkallë të gjerë, të cilin kancelari i atëhershëm i Gjermanisë, Olaf Scholz, e quajti një “ndryshim epokal”. Në vitin 2025, rreth dy të tretat e gjermanëve e panë ushtrinë e Rusisë si një kërcënim, sipas një sondazhi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Sondazhi zbuloi gjithashtu se 64% e gjermanëve mendojnë se shpenzimet për mbrojtjen duhet të rriten, krahasuar me 57% në vitin 2024. Një tjetër 65% mendojnë se Gjermania duhet të ketë forca të armatosura më të mëdha, nga 58%. Ndërkohë, perceptimi i SHBA-së si një aleat i besueshëm ra ndjeshëm, në 37% në vitin 2025 nga 65% një vit më parë.
Në një tjetër pikë referimi, Gjermania po stacionon një brigadë të blinduar në Lituani – trupat dhe tanket e para gjermane që do të vendosen përgjithmonë jashtë vendit që nga Lufta e Dytë Botërore. 5,000 burrat e Brigadës së 45-të Panzer duhet të jenë prezent deri në fund të vitit tjetër.

Tashmë, tanket dhe transportuesit e blinduar gjermanë, të zbukuruar me emblemën e zezë të Kryqit të Hekurt të ushtrisë, po stërviten në pyllin Rudninkai të Lituanisë, pranë kufirit me Bjellorusinë, aleatin më të ngushtë të Rusisë në kufi.

Akoma jo luftë, por jo më paqe.

Europa sipas Breuer, tani është në një gjendje kufitare, jo ende në luftë, por jo më në paqe. Qeveritë po përballen me ndërhyrje pothuajse të përditshme të dronëve, sulme kibernetike dhe një fushatë sabotimi në rritje kundër hekurudhave, kabllove të komunikimit dhe objektivave të tjerë, të cilat ja hedhin fajin Moskës.

Javën që Breuer vizitoi trupat gjermane që stërviteshin në Lituani, më shumë se një duzinë dronë rusë shkelën hapësirën ajrore të Polonisë fqinje. Luftëtarët e NATO-s u nxituan t’i rrëzonin, dhe Breuer u detyrua ta ndërpriste udhëtimin e tij për konsultime urgjente në lidhje me forcimin e krahut lindor të aleancës.

Ndërkohë, përtej kufirit në Bjellorusi, mijëra ushtarë rusë po kryenin manovra së bashku me homologët e tyre bjellorusë që përfshinin planifikimin për përdorimin e përbashkët të armëve bërthamore.

Po testohemi,” thotë Breuer. “Ata po kërkojnë mënyra për te zbuluar durimin tonë.”
Lufta në Ukrainë, që tani po hyn në vitin e saj të pestë, është një kujtesë e përditshme e kërcënimit në lindje. Në një vizitë të kohëve të fundit, Breuer pa një konvoj të gjatë ambulancash ushtarake që transportoheshin trupa të plagosur nga fronti i luftës. “Ai gjithëmonë i afrohet ushtarëve në vijën kufitare të frontit” duke thënë “Ata bëjnë luftërat tona”.

Fokusi i Breuer-it është të luftojnë burrat edhe gratë dhe po udhëheq ribërjen e tij gjithë përfshirëse të ushtrisë gjermane. Detyra e tij është të udhëheqë një kthesë drejt një ushtrie të aftë për të zhvilluar dhe fituar luftë konvencionale në shkallë të gjerë. Qëllimi është të vendosë në fushë tre divizione luftarake të pajisura plotësisht deri në vitin 2032.
Breuer dhe ndihmësit e tij po punojnë me kompanitë gjermane të mbrojtjes për të shpejtuar prodhimin e armëve. “Ne duhet të shpejtojmë dhe shkurtojmë ciklin e inovacionit,” thotë ai, duke treguar situatën në Ukrainë ku njësitë e vijës së parë dhe prodhuesit bashkëpunojnë për të përmirësuar armët në lëvizje.
I penguar me ritmin e ndryshimit të Paqes, vitin e kaluar, Breuer filloi t’u jepte para direkt komandantëve të batalionit dhe brigadës në mënyrë që ata të mund të blinin dronë komercialë të gatshëm dhe pajisje të tjera në mënyrë që të mund të eksperimentonin. Në të ardhmen, Breuer parashikon, “Çdo pushkatar do të duhet të jetë pilot droni.”
Nënkoloneli Tobias Tiedau, një oficer gjerman i cili deri vonë drejtoi grupin shumëkombësh të betejës së NATO-s në Lituani, thotë se njësitë në terren tashmë po përfitojnë, me sisteme të reja komandimi dhe kontrolli dhe menaxhimi beteje. Dhe ai ka blerë dronë në mënyrë që ushtarët e tij të mund të stërviten me to.

“Ne po përshtatemi me një lloj të ri të luftës” Tiedau thotë, : Ju duhet ti jepni oficerëve mundësinë për të ecur përpara në këtë drejtim.

Gjithashtu shumë shpejt Breuer ka mbledhur një personel të veçantë me një ekip prej 30 deri 35 veta të paisur me flakësa radar dhe kundër drone. Herët në Nëndor, kur dronet përshkuan Belgjikën, ministri i mbrojtjes i kërkoi ndihmë. Breuer i dërgoi një ekip i cili filloi punën që të nesëmen e mbritjes. Gjithashtu një ekip tjetër dërgoi edhe në Danimarkë.

“Kjo është një ngarkesë e madhe. Kemi aksion të menjëherëshëm – kemi ndryshime të mëdha” i thotë Robert Bauer nje admirali Hollandez tashma në pension i cili ishte në komitetin ushtarak të Natos nga viti 2021 deri në vitin 2025. Nëqoftëse je i detyruar të organizohesh kaq shpejt brënda një dite do te thotë se diçka me rendësi po ndodh. Forcat ushtarake Gjermane janë në një numur të konsiderushem por nuk janë gadi. Ai është duke punuar në këtë drejtim.”

Mbushja e Radhëve
Një sfidë tjetër është mbushja e radhëve. Ushtria tani numëron rreth 184,000 burra. Breuer synon të shtojë edhe 20,000 burra këtë vit dhe pastaj afërsisht 60,000 të tjerë deri në vitin 2035. Kjo forcë do të plotësohet nga 200,000 rezervistë.

Parlamenti ka miratuar një ligj që kërkon që të gjithë burrat e moshës 18 vjeç të plotësojnë një pyetësor për shërbimin ushtarak; duke filluar nga viti 2027, ata do të pritet t’i nënshtrohen ekzaminimeve fizike për të përcaktuar nëse janë të aftë për t’u bashkuar.
Shpresa është se kjo do të nxisë më shumë njerëz të bëhen vullnetarë për të shërbyer. Nëse ushtria ende nuk i plotëson nevojat e saj për fuqi punëtore, thonë politikanët, ata mund të drejtohen në shërbimin e detyrueshëm ushtarak të pezulluar në vitin 2011.
Breuer flet rregullisht me gjermanët e rinj. Ata janë një nga grupet më të vështira për t’u bindur se kërcënimi rus është real, se shoqëria gjermane duhet të mobilizohet dhe se ata duhet të jenë të përgatitur për shërbim ushtarak. Është shumë e vështirë për të bindur njerëzit në një vend ku pacifizmi është një vlerë qytetare thellësisht e rrënjosur.

Opinioni i rinis është i përzier. Në një sondazh gjate vitit 2025 persa i përket militarizimit vërehet se se dyzet e dy përqind e Gjermanëve nga mosha 16 deri në 29 e mbështetnin kerkësen për sai përket kêrkesave të reja në aktivizimin ushtarak. Në një sondazh tjetër u faktua se 59 përqind se mundet ose përfundimisht nuk dëshërojn të marrin armët ose të mbrojnë vëndin e tyre.

Në një shfaqje në Universitetin e Manheimit në Jug Perëndim të Gjermanis, Breuer, me uniformën e tij me xhaketë gri, kërceu nga karrigia e tij, duke transformuar atë që kishte qenë një prani xhakete në një me intensitet të studiuar.

“A mund të bëjmë një luftë?” pyeti Breuer audiencën, e cila u përgjigj me të qeshura të habitura. “A jeni gati për luftë?” tha ai, duke treguar një grua të re të ulur pranë skenës. “A ju shqetëson pyetja?” vazhdoi ai në një seri pyetjesh të një pas njishme . “Si do të ishte nëse Gjermania do të ishte në luftë?”

Breuer u tha studentëve se forca ishte mënyra për të ruajtur Paqen. “Ne duhet të sigurohemi që ne në Gjermani të mos jemi të prekshëm, që të mos mund të sulmohemi dhe që një armik duhet ta kuptojë se me ne nuk ka për te fituar.

Gjatë periudhës së pyetjeve dhe përgjigjeve, një student tha “në fund të fundit, lufta çon vetëm në vdekjen e njerëzve”, kur u pyet nëse të gjitha paratë që tashi i kushtohen mbrojtjes do të ishin më mirë të përdoreshin për të “promovuar demokracinë ose inisiiativa të tjera në Rusi.”

“Nëse paqja është e arritshme, ne duhet të bëjmë gjithçka për ta arritur atë,” tha Breu por ai paralajmëron se janë kryer shumë tentativa edhe megjithěse Berlini tendoi ti përshtatet duke ndruar rregullat dhe për të vendosur polici të reja për ta vendosur Kremlinin në rrugen e Demokracis kjo është e pamundur.

Atëhere atje po bëhet një luftë e madhe: Së pari tensionet që tani po shkatërrojnë aleancën transatlantike. Administrata Trump ka kritikuar aleatët, ka shkurtuar ndihmën për Ukrainën dhe ka shprehur një hapje për përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë dhe udhëheqësin e saj autokratik Vladimir Putin.

Deri më tani, thotë Breuer, marrëdhëniet ushtarake mbeten të forta dhe NATO, nën komandantin e saj amerikan, vazhdon të veprojë si zakonisht, duke i kundërvënë kërcënimeve ruse. “Ka shumë besim midis ushtarëve,” thotë Breuer. “Secili prej nesh e sheh vlerën në këto marrëdhënie.

Breuer studionte në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane në Fort Leavenworth, Kansas, më 11 shtator 2001, kur terroristët e al-Kaedës rrëmbyen aeroplanë dhe i përdorën ato për të sulmuar Nju Jorkun dhe Washintonin.

Ai thotë se ishte një moment themelor në jetën e tij dhe një që përcaktoi rrjedhën e dekadave të karrierës së tij ushtarake, ndërsa Gjermania iu bashkua SHBA-së në luftën e saj globale kundër terrorizmit.

Pas ndërtesës së selisë së ushtrisë në Berlin, ndodhet një memorial për më shumë se 3,000 anëtarë ushtarakë dhe civilë të forcave të armatosura gjermane që kanë humbur jetën në krye të detyrës. Pesëdhjetë e nëntë nga të vdekurit u vranë në Afganistan.

“Kur kam nevojë për një moment për veten time, kur ka vendime vërtet të vështira, më pëlqen të shkoj atje për të sqaruar mendjen,” thotë Breuer. “Në fund Breuer thotë: “A e e kupton pse po e bëni këtë – për një vend të qëndrueshëm dhe të ndritshëm dhe për të gjithë Gjermanët.”

Marë nga WSJ.
Edicioni i Fundit Javës 14/15 Shkurt 2026

Përkthyer nga
Abdyl Ali Koprëncka.

New York e Dielë 22 Shkurt 2026.