Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste i kërkoi sot opozitës reflektim për pjesëmarrjen në komisione.

Taulant Balla: “Nuk bëj ultimatum, por i kam kërkuar Partisë Demokratike të reflektojë. Nëse nuk ka reflektim, Shqipëria është e detyruar të ndërmarrë një reformë të thellë zgjedhore. Lexoni të gjitha raportet. Shqipëria është e detyruar të adresojë rekomandimet e ODIHR. Dialogu është një parakusht i vetë pjesëmarrjes. Cilin të përfshijmë kur ata nuk vijnë?”

Mbledhja e Komisionit të Reformës Territoriale është parashikuar sot në orën 13:00.