Nga protesta e organizuar ditën e djeshme nga Partia Demokratike, 17 militantë janë arrestuar, mes tyre edhe 3 të mitur. Për 28 të tjerë kanë nisur hetime në gjendje të lirë, mes tyre edhe organizatori Klevis Balliu.
Sekuestrohen 25 molotovë të pashpërthyer, 27 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
“Hodhën lëndë piroteknike, molotovë, dhe sende të forta si dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë, gjatë tubimit të zhvilluar dje, identifikohen 46 shtetas. Arrestohen 18 prej tyre, procedohen penalisht 28 të tjerët. Sekuestrohen 25 molotovë të pashpërthyer, 27 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Syrukturat e Policisë Tiranë në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me veprimet e kundraligjshme të kryera nga një grup protestuesish gjatë tubimit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga subjekti politik Partia Demokratike, të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit që kishin marrë masa për ruajten e institucioneve shtetërore, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve përrreth territorit ku po kryehej tubimi, si dhe kanë hedhur drejt punonjësve të polciisë dhe institucioneve lëndë djegëse (molotovë) dhe sende të forta drejt tyre, arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. K., 19 vjeç, D. G., 32 vjeç, A. I., 42 vjeç, V. I., 22 vjeç, E. Xh., 18 vjeç, K. N., 23 vjeç, R. I., 20 vjeç, E. C., 46 vjeç, R. P., 26 vjeç, M. K., 31 vjeç, A. D., 31 vjeç, K. K., 45 vjeç, F. D., 23 vjeç B. B., 23 vjeç, A. D., 53 vjeç dhe 3 shtetas të mitur;
Si dhe proceduan penalisht 27 shtetas të tjerë.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. B, deputet, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund te kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.
Ashtu si dhe në herët e tjera, protestat e Sali Berishës nuk prodhojnë asnjë risi përveç dhunës së ushtruar nga mercenarë të PD-së duke mos kursyer efektivë të policisë dhe më e keqa në rastin e fundit, as xhaminë e Namazgjasë.
Militantët e Berishës sulmuan me molotovë godinën e kryeministrisë, atë të Parlamentit, efektivët e policisë dhe autobotët me ujë. Dhunës nuk i shpëtoi as xhamia e Namazgjasë në kohën që besimtarët po falnin namazin, duke u detyruar që të ndërprisnin dhe lutjen.
Policia nuk e kishte aprovuar zhvillimin e kësaj proteste për shkak të dhunës së ushtruar më parë dhe informacioneve se i njëjti skenar do të përsëritej përsëri. Në këto kushte, e gjithë përgjegjësia për çdo akt dhune do të rëndonte mbi organizatorët. Këta të fundit kësaj radhe zgjodhën të fshiheshin dhe të bënin vetëm rolin e inspektorit, ndërsa në vijën e parë qëndronin të mitur e të rinj të maskuar.




















