Në një konferencë për mediat të mërkurën, përfaqësuesi kryesor i Delegacionit të David McAllister në Parlamentin Europian, dha detaje pas takimeve me Edi Rama, Ministren e Jashtme Elisa Spiropali, përfaqësues të mazhorancës, Kuvendit dhe opozitës.
McAllister theksoi se vizita vjen në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë:
“Vizita jonë vjen në një moment shumë vendimtar, teksa Shqipëria ka hapur grupkapitullin e fundit të negociatave për anëtarësim në BE dhe është në pritje të raportit të vlerësimit të punës së saj. Ne vazhdojmë mbështetjen e fortë për Shqipërinë në rrugën e integrimit në BE. Njohim rezultatet e arritura për hapjen e të gjithë kapitujve brenda 13 muajve. Por nuk ka kohë për vetëkënaqësi. Shqipëria duhet të vazhdojë dhe të punojë edhe më shumë për të përmbushur kërkesat dhe për të mbyllur negociatat.”
Ai shtoi gjithashtu:
“Procesi i zgjerimit është një proces i bazuar mbi meritën; secili vend vlerësohet në bazë të përmbushjes së kritereve. Por jemi të shqetësuar për polarizimin politik në vend. Protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci funksionale.”




















