Kryeministri Edi Rama njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste e ka nisur këtë të hënë me mbledhjen e përjavëshme të Grupit Parlamentar të PS-së nga zyrta e Kuvendit të Shqipërisë. Si fillim ka folur deputeti propozues Ulsi Manja lidhur me ndryshimet e propozuara.

“Përpara se të sqaroj se cili është qëllimi i këtij propozimi. Më lejoni të bëj një prezantim te nismës. Cfarë propozojmë ne konkretisht. Ky nen ka të bëj me masat ndaluese. Në pikën 1 te këtij neni sqarohen masat ndalues, pezullimi nga detyra, që është një masë gjyqësore që garanton hetimin dhe ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë së caktuar që lidhet me atë që shqyrton gjykata. Nuk jemi te e dyta por te pezullimi. Në pikën 1 të këtij neni thuhet, masa e pezullimit nga detyra nuk shtrihet në ligjin elektoral dhe referuar Kodit Zgjedhor, dhe sipas Kodit zgjidhen zgjidhen anëtarët e Këshillit Bashkiak dhe deputetët. Ne propozojmë që në pikën 2 të shtohet dhe rrethi i subjekteve që nuk mund të pezullohen nga detyra. Edhe ky rreth subjektesh shtohet me Presidentin e Republikës, Avokatin e Popullit, zv/Kryeministrin, ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Kryetarin e KLSH.”-tha Manja.