Kryeministri Edi Rama ka prezantuar nismën ligjore për ndryshimet në Kodin 242 në Procedurës Penale e cila sipas tij qartëson dhe nuk mundëson pezullimin e një ministri apo disa funksioneve të tjera, që sipas tij janë të padelegueshme.
“Ulsiu bëri paraqitjen në termat strikt juridik unë dua të bëj anën tjetër të medaljes në terma dhe politik. U tha këtu nga Taulanti dhe Ulsiu dhe mos gabohem që ka një boshllëk. Unë mendoj që boshllëk është në trutë e atyre që nuk i dhanë drejtim bazuar në frymën e Kushtetutës dhe bazuar në modelin demokratik të ndarjes së pushteteve por jo në gjithë Europën por në gjithë planetin. Nuk kam persona të vecantë por kam parasysh kulturën e dobët të shtetit ligjor që ka Shqipëria. Nuk është nevoja që të jetë cdo gjë e shkruar në gërmën e ligjit. Ajo që e bën skandaloz pezullimin nga prokuror dhe gjykatës në një seancë paraprake për një anëtar të kabinetit është fakti se pezullimi nuk cënon personin por pezullimi cënon funksionin. ”-tha Rama.




















