Deputetët satelitë të Sali Berishës, Flamur Noka dhe Belind Këlliçi dhunuan dhe shanë efektivë civilë të Policisë së Shtetit që ndodheshin pranë xhamisë së Namazgjasë, ku po bënin shoqërimin e militantëve të dhunshëm, që hodhën molotovë, fishekzjarre dhe gurë drejt bluve.
Përveç shtyrjeve fizike të policëve civilë, Noka dhe Këlliçi ofenduan rëndë blutë. “Ik ore shk*ërdhatë”,- u dëgjua Këlliçi t’i thoshte një polici.




















