epa08516638 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci (L) welcomes Prime Minister of Albania Edi Rama (R) in Pristina, Kosovo 29 June 2020. According to media reports, the Specialist Prosecutor's Office (SPO) in The Hague on 24 June 2020 filed a ten-count indictment with the Kosovo Specialist Chambers (KSC) against Thaci, on charges of alleged 'crimes against humanity and war crimes, including murder, enforced disappearance of persons, persecution, and torture.' EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ

Edi Rama e ka cilësuar idiot ndërkombëtar prokurorin e Hagës, i cili në fjalën e tij në seancën gjyqësore, tha se ndërkombëtarët nuk e kishin kuptuar se Hashim Thaçi kishte maskuar realitetin për luftën në Kosovë.
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar idiot ndërkombëtar prokurorin e Hagës, i cili në fjalën e tij në seancën gjyqësore, tha se ndërkombëtarët nuk e kishin kuptuar se Hashim Thaçi kishte maskuar realitetin, lidhur me luftën në Kosovë.

Rama ka ndarë pamje në rrjetet sociale, ku tregohet deklarata e bërë nga prokurori.

“Ajo që nuk kuptojnë James Rubin, Wesley Clark dhe ndërkombëtarë të tjerë, Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet, dhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre për të kuptuar vërtet sesi funksiononte UÇK. Veçabërisht Rubin dhe Clack nuk kishin interes për të kuptuar se çfarë po ndodhte në realitet, dhe besonin se puna e tyre ishte në anën e duhur të historisë. Nuk u përballen me atë që dëgjoi ky trup gjykues. Kryekomandanti i identifikuar i UÇK, mund të mos ketë qenë në gjendje të ushtronte komandon sikurse ushtritë e SHBA dhe NATO-s, por as nuk kishte nevojë ta bënte këtë gjë. Paragrafi 613 i dosjes sonë, flet për shumëllojshërinë e hierarkive, të cilat janë të mjaftueshme për të konstatuar përgjegjësinë eprore sipas të drejtës kombëtare humanitare.”,thuhej në deklaratën e prokurorit të Hagës.