Prokuroria e Posaçme ka kërkuar një vit e gjysmë burg për Majlinda Bufi, kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, e akuzuar për përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore.

Sipas kërkesës së prokurorisë, në rast gjykimi të shkurtuar, dënimi do të ulej në 1 vit dhe do të pezullohej për 2 vjet, duke përfshirë edhe shërbim prove.

Prokurorja Dorina Bejko ka kërkuar gjithashtu një masë shtesë, që kryetarja e Bashkisë të mos ushtrojë funksione publike për 5 vjet.