Në nisje të protestës së pestë kombëtare kundër qeverisë, që filloi sot në orën 18:00, vihen re grupe të protestuesve duke marshuar në rrugët e Tiranës.
Pamjet e transmetuara tregojnë praninë e një grupi që mban molotov.
Policia ka angazhuar mbi 1,500 efektivë dhe ka vendosur barriera metalike pranë institucioneve kryesore, përfshirë Kryeministrinë, Ministrinë e Infrastrukturës dhe selinë e Partisë Socialiste.
Marshimi vazhdon në rrugë të ndryshme të qytetit, ndërsa situata në terren paraqitet e kontrolluar.




















