Policia ka shoqëruar 31 persona në komisariate, pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar sot.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë tubimit janë shënuar momente tensioni, ku një pjesë e protestuesve kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë. Në përgjigje, forcat e policisë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e turmës.

Nga raportimet në terren, disa protestues kanë shfaqur probleme shëndetësore si pasojë e ekspozimit ndaj gazit lotsjellës dhe kanë marrë ndihmë mjekësore.