Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, pritet të publikojë të hënën urdhrin për thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Në urdhër do të përcaktohet data dhe ora e mbledhjes, ku anëtarët e Këshillit do të diskutojnë çështjet e rendit të ditës që lidhen me kompetencat e këtij organi parlamentar.

Mbledhja vjen një javë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) që shkarkoi nga funksionet publike zv/kryeministren Belinda Balluku.