Shumica socialiste avancon nismën me ndryshimin e nenit në kodin e procedurës penale për pezullimin e zyrtarëve shtetëror.
Ky është dokumenti siguruar nga Top Channel me firmat e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Ulsi Manjës nismëtar të këtij ndryshimi.
Projekt propozimi me firmat e tyre i ka vajtuar kryetarit të kuvendit Niko Peleshi për ta kaluar për diskutim në konferencën e kryetarëve e më pas për diskutim në komisionet parlamentare.
Projektligji parashikon vetëm 1 shtesë në neni 242 të kodit të procedurës penale. Në varjantin final çuar parlamentit parashikohet se.
Ky zhvillim është duke u ndjekur me vëmendje edhe nga Delegacioni i BE-s në Tiranë.
Dy ditë më parë i pyetur për iniciativë ligjore të shumicës socialiste kreu delegacionit të BE-s në Tiranë Silvio Gonzato deklaroi se “ ne i ndjekim nga afër të gjitha nismat që kanë lidhje me shtetin ligjor dhe që të mos prekin parimet e Reformës në Drejtësi të vitit 2016” Presim theksoi Silvo Gonzato që qeveria shqiptare të konsultohet me ne për çdo iniciativë.
Shtesa e propozuar në këtë nen prodhoi kudërshti të forta prej opozitës në seancën e të enjtes në parlament duke e konsideruar si një mburojë përballë hetimeve të ardhshme të SPAK.




















