Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për t’i propozuar Kuvendit emërimin e dy anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Bëhet fjalë për ish-ministrin e Financave Ervin Mete, ndërsa kandidatja tjetër e propozuar nga kryeministri është Jonida Prifti.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 44, të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të dy anëtarëve për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, si më poshtë vijon: Znj. Jonida Prifti; Z. Ervin Mete”, thuhet në vendim.