Kryeministri Edi Rama ka prezatuar këtë të hënë drejtuesin e ri të AKSH Igli Tafaj. Rama ka folur dhe për ish-drejtuesen e AKSH Mirilda Karçnaj e cila është në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” në kuadër të hetimeve të SPAK.

“Linda ishte e para që vinte në punë dhe ikte nga puna. Jam i pikëlluar për gjithcka po kalon në rradhë të parë për agresionin barbar të portaleve dhe të rrjeteve të dhunës verbale që e asociojnë me gjërat që skanë asnjë lidhje me Lindën. Natyrisht as në këtë rast unë nuk hyj në meritën e çështjes në fjalë.”-tha Rama.