Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, 12 shkurt, se duhet bërë diçka që u reziston kohërave referuar godinave apo infrastrukturës në tërësi për institucionet e drejtësisë.
“Është një financim i madh. Shpronësim, plus investim, gjithçka duhet për ta mobiluar etj etj.. Çdo prokuror e gjykatës do të ndihet njeriu më i nderuar kur hyn brenda, edhe kur sheh muret. T’ia thonë çdo mëngjes se je i privilegjuar nga ky shtet dhe kjo republikë sepse është privilegj për punën që bën. Nuk shpenzojmë asnjë lekë, por marrim më shumë hapësira për Gjykatën e Lartë. Është një gjë që do të diskutohet, duke marrë parasysh që nuk i kemi të pafundme pronat dhe mundësi, është parë si ky proces.
Normalisht pa tre vjet të mira, sigurisht që mes ditës së sotme dhe asaj që ne po projektojmë së bashku është një pesë vjeçar. Megjithatë është një projekt dinjitoz. Po mendojmë për Durrësin dhe Fierin. Ndërkohë ka diçka që është pak më shqetësuese, duhet parë me kujdes edhe një herë, që gjëja e konsultimeve të bëhej pak më ndryshe, jo secili për vete. Sikur shteti të mos u jepte lekë atyre që janë larguar nga Vettingu, që vazhdojnë të paguhen edhe pse janë larguar nga vendi i punës, do të kishim mundësi që të merrnim ambiente me qira më dinjitoze. E kuptoj shumë mirë shqetësimi dhe do vazhdojmë t’i trajtojmë me prioritet”, tha kryeminsitri Rama.




















