Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ka deklaruar se Ukraina duhet të marrë mbështetje me municione për luftën e saj kundër agresionit rus.
Ndërsa janë bërë katër vite nga pushtimi rus, Rutte thotë se ndihma ushtarake, financiare apo humanitare nuk do të mungojë.
Në fjalim e tij të mbajtur në Bruksel, Rutte shtoi se Rusia nuk ka rritur të përmbushë ambiciet e saj në fushën e betejës.
“Siguria e tyre është siguria jonë. Nuk mund të ketë paqe të vërtetë në Evropë pa paqe të vërtetë në Ukrainë”, u shpreh ai. Më tej shtoi se Vladimir Putin duhet të tregojë gjithashtu “nëse e ka seriozisht paqen”.
Rutte gjithashtu deklaroi se “flaka e lirisë është e gjallë në Ukrainë dhe ajo flakë vazhdon të digjet dhe të shkëlqejë”.




















