Një apartament i marrë me qira në zemër të Tiranës ishte kthyer në bazë prostitucioni. Brenda tij, sipas hetimeve, shfrytëzohej një shtetase nga Azerbajxhani. Për këtë arsye dy persona përfunduan në pranga.
Të arrestuarit gjatë operacionit të koduar “Network 3”. janë R. F., 20 vjeç dhe A. S., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë. Sipas policisë, ata bashkëpunonin me njëri-tjetrin për të shfrytëzuar për prostitucion gruan e huaj, e cila ushtronte aktivitetin në apartamentin në rrugën “Mihal Guri”.
E reja u procedua penalisht për ushtrim prostitucioni.
Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi një shumë parash të dyshuara si të përfituara nga kjo veprimtari dhe katër telefona celularë që dyshohet se përdoreshin për organizimin e aktivitetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.




















