Kryeministri Rama prezantoi sot, Dashnor Sulën në rolin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm.

Kryeministri nuk i kurseu batutat për Dashnor Sulën, i cili në legjislaturën e fundit ishte kundërshtar i tij politik.
“Emërimi i tij është edhe një lloj sfide sepse ky zotëria nuk më ka lënë gjë pa thënë në parlament”, u shpreh Rama. Megjithatë ai shtoi se Sula ka kualifikimin e duhur për ta kryer detyrën në nivelet më të larta.

“Një gjë është e sigurt, që deri tani, nuk mund të themi se me inspektimin kemi bërë progresin e nevojshëm. Inspektimi mbetet një problem në të gjithë organizimin e shtetit tonë, mbetet një hendek.

Megjithatë nga ana tjetër kam besuar gjithmonë se ndryshimi i sistemit është përgjigja, mund të sjellim njerëz nga kudo, edhe nga hëna, por nëse nuk ndryshon sistemi është e kotë.

Dua të them që kryeinspektori Dashnor Sula vjen nga një karrierë politike, por ka qenë, por ka kualifikimin e duhur për këtë rol, por ka edhe sfidën që të gjitha ato q i ka thënë Blerinës në parlament, ka mundësi t’i adresojë. Ndarja politike është e natyrshme sepse jetojmë në sistem demokratik, por kur vjen puna tek shteti dhe te objektivat e përbashkët, për aq kohë sa na jepet mundësi do punojmë bashkë. Kjo është edhe një lloj sfide personale sepse as mua s’më ka kursyer zotëria kur kam qenë në parlament, tani ta shohim se si i bën gjërat të cilat nuk na ka lënë gjë pa na thënë ne. Ta mbash me shëndet përgjegjësinë, tani kanë ndryshuar rolet”, tha Rama.