Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar dënimin me 13 vite burg për biznesmenin në arrati Rezart Taçi, i cili po gjykohet në mungesë për pastrim parash në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Në seancën gjyqësore, prokurori i SPAK, Klodian Braho, kërkoi gjithashtu konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të shumës prej 18 milionë eurosh, që sipas akuzës i përkasin një skeme të lidhur me mafian italiane.
Sipas organit të akuzës, fondet dyshohet se janë pastruar përmes transaksioneve financiare të strukturuara, ndërsa hetimet kanë dokumentuar përfshirjen e të pandehurit në këtë aktivitet kriminal.
Vendimi përfundimtar pritet të shpallet nga gjykata pas përfundimit të procesit gjyqësor.




















