Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ndodhet prej disa ditësh në Washington DC.
Ditën e sotme Spiropali mori pjesë në ceremoninë e Mëngjesit të Lutjeve, një ngjarje me prezencën e Presidentit Trump, si dhe udhëheqësve politikë, shoqërorë dhe fetarë.
Në një postim në rrjetin social “X”, Spiropali theksoi rëndësinë e këtij momenti: “Moment solemn që na kujton se besimi është themeli i forcës së shoqërisë njerëzore.”





















