Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi se përshkallëzimi i konfliktit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Izraelit dhe Iranit është i rrezikshëm për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Ai theksoi se regjimi iranian nuk ka alternativë tjetër përveçse të angazhohet në negociata të sinqerta për t’i dhënë fund programeve të tij bërthamore dhe raketore, si dhe veprimeve destabilizuese në rajon.
Macron shtoi se populli iranian duhet të ketë mundësinë të ndërtojë lirshëm të ardhmen e tij.




















