Protesta e zhvilluar këtë të martë nga opozita para Parlamentit u shoqërua me tensione mes demonstruesve dhe forcave të rendit.

Sipas raportimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, gjatë tubimit disa protestues përdorën bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta, duke shkaktuar dëmtime fizike tek punonjësit e policisë. Tre prej tyre u transportuan në spital për ndihmë mjekësore, pasi pësuan djegie dhe trauma nga objektet e hedhura. Janë shtuar dhe dy të tjerë.

Policia njofton gjithsej katër punonjës të lënduar gjatë gjithë protestës. Autoritetet po vijojnë hetimet për identifikimin dhe ndëshkimin e përgjegjësve për dhunën e përdorur.