Rexhep Selimi tha se UÇK ka kërkuar armë dhe nga vendet aleate dhe se shumë persona kanë vdekur duke rrezikuar armë, jo për të vrarë civilë e kundërshtarë politikë, por për të mbrojtur Kosovën. Selimi tha se prokuroria kërkon dënime të rënda, referuar pretencës me 45 vite burg secilit.
“Prokuroria në mënyrë të çuditshme dhe në formë akuze, më cilëson si të afërt me Adem Jasharin dhe organizator që gëzonte respekt. Nuk është e qartë nëse është akuzë apo vlerësim. Të qenurit bashkëluftëtar i Adem Jasharit është nderi më i madh. Konsideroj dhe nder cilësimin si një ndër themeluesit kryesor të UÇK. Nëse këto shndërrohen në akuza, atëherë problemi nuk është tek unë, por tek ata që nderin dhe cilësimet historike si faj. Po kam mbajtur armë. Shumë shokë të mi kanë vdekur duke siguruar armë. Kemi kërkuar armë dhe nga vende mike, UÇK nuk kishte qëllim tjetër përveç lirisë, nuk kishte plane për të sulmuar civilë apo kundërshtarë politik. UÇK nuk ishte parti politike. Madje edhe nëse lufta në Kosovë nuk do të ndalje në Kosovë në ‘99 dhe do të vazhdonte deri sot, unë ende do të isha ushtari i atdheut tim nëse nuk do të isha vrarë deri më tani pasi gjasat ishin reale. Bëmë gjënë e duhur dhe sot do të bëj të njëjtën gjë. Prandaj NATO na mbështeti, dhe vendet tuaja. Prokuroria në dosjen e saj kërkon dënimin të rënda. Aq të gjata sa më thelb synojnë të na ndalojnë përgjithmonë kthimin në vendin tonë. Koha se kur do të kthehem në Kosovë është në dorën tuaj por prokuroria duhet të ishte kuptuar që kurdo që të kthehem, do të kthehem më Kosovën e lirë”, tha Selimi.



















