Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar këtë të mërkurë pranë GJKKO një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda nga shqyrtimi i çështjes ku ai është i përfshirë.

Kërkesa e Veliaj do të shqyrtohet nga gjyqtari Bib Ndreca.

Veliaj kishte shprehur më parë këtë pretendim në mënyrë verbale gjatë seancës së fundit. Gjyqtarja Deda kishte vendosur më parë të mbyllte shqyrtimin paraprak dhe të tërhiqej për dhënien e vendimit.

Në kërkesën e tij, Veliaj argumenton se nuk kishte pasur mundësi të njihte të gjitha aktet e dosjes, pasi disa prej tyre nuk i ishin vënë në dispozicion.