Kryeministri Edi Rama tha gjaë fjalës së tij në Podcastin Flasim se vendimi për të hapur rrjetin social Tiktok ishte i paralajmëruar.

“Vendim i paralajmruar. Që për befasinë tonë, të këndshme, pozitive, Tiktok ishte shumë i hapur, aktiv në ndërtimin ej në dialogu pasi bëmë bllokimin, Nuk ka ka cuar TikTok në gjyq. Ajo që pata paralajmëruar ka ndodhur, sepse me TikTok kemi vendosur jo vetëm një komunikim, por edhe një bazë e re. Vendimi i KM nuk është tërheqje apo dorëzim apo mbyllje sysh por rezultat i një procesi serioz, rishikimi dhe adresimi real të shqetësimeve për sigurinë dhe filtrat e panevojshëm që të ketë shumë më tepër kontroll në kuptimin e mirë të fjalës mbi gjithë aktititetin dhe mbrojtje të fëmijëve dhe më të rinjve. Sot TikTok është sërish i aksesueshëm sepse janë vendosur mekanizma të reja sigurie, ka filtra të rinj.”, u shpreh Rama.