Avokati Alban Qafa ka hedhur akuza të forta ndaj sistemit të drejtësisë, duke e cilësuar Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë (ILD) dhe drejtuesit si “çerdhe korrupsioni”.

Sipas tij, ILD nuk po merr masa ndaj gjyqtarëve të dyshuar për shkelje, ndërsa solli si shembull një rast në Berat ku, sipas pretendimeve, një i akuzuar për vrasje u lirua me arsyetim të pajustifikuar. Ai ngriti shqetësimin për standarde të dyfishta në vendimmarrje dhe kërkoi më shumë transparencë e përgjegjësi në sistemin e drejtësisë./Newsbomb