Iran ka deklaruar se është i gatshëm të ndihmojë anijet japoneze të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit, mes tensioneve në rritje në rajon.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi tha se ngushtica mbetet e hapur për vendet që nuk konsiderohen armiq të Iranit.

“Ne nuk e kemi mbyllur ngushticën. Nga pikëpamja jonë, ajo është e hapur. Është e mbyllur vetëm për anijet që u përkasin vendeve që na sulmojnë”, u shpreh ai.

Sipas tij, vendet e tjera, përfshirë Japania, mund të vazhdojnë tranzitin, por duhet të kontaktojnë autoritetet iraniane për të koordinuar logjistikën e kalimit të sigurt.

Ndërkohë, Japonia, një nga importuesit më të mëdhenj të naftës në botë, siguron rreth 95% të furnizimit të saj nga Lindja e Mesme, ku rreth 70% kalon përmes Ngushticës së Hormuzit.

Të hënën, Tokyo njoftoi se do të nisë përdorimin e rezervave strategjike të naftës, të cilat janë ndër më të mëdhatë në botë dhe mbulojnë rreth 254 ditë konsum të brendshëm.