Kryeministri Edi Rama shtroi në godinën e Kryeministrisë iftarit, ku të pranishëm ishin deputetë dhe personalitete të ndryshme.

Në fjalimin e tij, ai u shpreh se agjërimi i mëson njerëzve durimin rreth vetes.

“Rreth kësaj sofre, ligji i padukshëm që jeton brenda çdo qenie njerëzore, ligji që na thotë se tjetri nuk është i huaj, por një fqinj, një grimcë e gjashtë përkohësie në të njëjtin qiell, merr në zotërim territore të caktuara të mendjes dhe shpirtit. I merr dhe bëhet i dukshëm për vetëdijen, për çdo që mblidhet rreth sofrës së iftarit. Agjërimi i mëson njerëzve durimin rreth vetes. Çasti i uljes në sofrën e iftarit bashkon fundin e urisë së trupit me pikërisht, ligjin moral brenda qenies së njeriut, brenda bukës së ndarë mes njerëzve.

Si kjo sofër sonte, besime të ndryshme, profesione të ndryshme, mosha të ndryshme, njerëz që vijnë nga vende të ndryshme, ulen bashkë, sepse ndryshe nga të tjera tryezat, kur njerëzit ulen në drekë e darkë në Shqipëri, kjo e iftarit ka një dritë që ndërthur dritën e jashtme me atë të brendshme të secilit prej nesh.

Në një ditë si kjo, mbledhur në sofrën e një tjetër fund-dite të sofrës së Ramazanit, është e pashmangshme edhe përmendja për ishujt e konflikteve që njerëzit i krijojnë, duke i dhënë anës tyre monopol të së vërtetës dhe anës së tjetrit të shënjestrës, duke i lënë vendin e frikës”, tha ndër të tjera Rama.