Një aksident i trefishë në aksin Thumanë Fushë Krujë la pas të paktën dy të plagosur. Ndërsa shkaku për rastin është nën hetim, të dhënat e INSTAT tregojnë se 86,6 % e përplasje të mjeteve në rrugët e vendit gjatë shkurtit, ndodhën për faj të shoferëve.

Të paktën dy persona mbetën të plagosur një aksident të trefishtë në aksin Thumanë Fushë Krujë këtë të shtunë!

Sic tregojnë këto pamje përplasja me tre mjeteve ka qenë e fortë, duke shkaktuar pasoja tek

drejtuesit e mjeteve që u përfshinë në këtë ngjarje.

Ekspertët e policisë rrugore kryen ekspertizë në vendngjarje për të përcaktuar fajtorin dhe shkakun e aksidentit.

Sjellja e drejtuesve të mjeteve mbetet shkaku kryesor i ngjarjeve në rrugët e vendit.

Gjatë muajit shkurt 86,6 % e aksidenteve ndodhën si pasojë e sjelljes së shoferëve sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Personat 25–34 vjeç, janë grupmosha më e përfshirë në aksidente me duke arritur 27,8 % të totalit të rasteve të regjistruara.

E shtuna ishte dita më më shumë aksidente gjjatë muajit që lam pas, me 21,6 % , ndërsa të martat ishin më të qetat.

Nga ora 08:00 deri në 12:00, është intervali ku janë shënuar më shumë ngjarje rrugore, cka lidhet me me fluksin më të lartë të lëvizjes së mjeteve.