Ambasada amerikane në Arabinë Saudite paralajmëron për “sulm të afërt” me raketa dhe dronë mbi Dhahran, ku ndodhet edhe një konsullatë e SHBA-së.

Qytetarëve amerikanë iu kërkohet të strehohen në vend dhe të “rishikojnë planet e sigurisë në rast të një sulmi”.

Dhahran, në bregdetin lindor të Arabisë Saudite, është një qendër e madhe e industrisë së naftës.

Aty gjendet edhe selia e kompanisë kombëtare saudite të naftës, Aramco.