Ish-ministri i Administratës Publike dhe i Arsimit, Arsim Bajrami, ka njoftuar se ka tërhequr gatishmërinë e tij për t’u vënë në dispozicion si kandidat konsensual për President të Republikës së Kosovës.

Në një reagim publik, Bajrami tha se vendimi i tij vjen pasi dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk e përkrahën konceptin e një kandidati konsensual.

“Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk e përkrahën konceptin e një kandidati konsensual për President të Republikës së Kosovës, kam vendosur të tërheq gatishmërinë time për t’u vënë në dispozicion si kandidat konsensual”, ka deklaruar Bajrami.

Kosova dhe Rajoni Kryesore Të Fundit
Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual
04/03/2026 16:57

Ish-ministri i Administratës Publike dhe i Arsimit, Arsim Bajrami, ka njoftuar se ka tërhequr gatishmërinë e tij për t’u vënë në dispozicion si kandidat konsensual për President të Republikës së Kosovës.

Në një reagim publik, Bajrami tha se vendimi i tij vjen pasi dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk e përkrahën konceptin e një kandidati konsensual.

“Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk e përkrahën konceptin e një kandidati konsensual për President të Republikës së Kosovës, kam vendosur të tërheq gatishmërinë time për t’u vënë në dispozicion si kandidat konsensual”, ka deklaruar Bajrami.

Ai theksoi se vetëofrimi i tij kishte për qëllim ekskluzivisht kontributin në tejkalimin e krizës së thellë politike dhe institucionale, në të cilën, sipas tij, vendi po hyn në vitin e dytë.

Sipas Bajramit, përvoja e tij mbi tri dekada në proceset shtet-ndërtuese do të vihej në funksion të unitetit politik dhe qytetar, si dhe të garantimit të funksionimit kushtetues të institucioneve të Kosovës.

Bajrami nënvizoi se angazhimi i tij nuk kishte motive personale apo karriere, por ishte shprehje e përgjegjësisë qytetare dhe gatishmërisë për t’i shërbyer vendit në një moment të ndjeshëm për demokracinë dhe stabilitetin institucional.

Ai i uroi sukses cilitdo president apo presidente që do të zgjidhet, duke shprehur gatishmërinë që, në kapacitetin e tij akademik dhe profesional, të kontribuojë në proceset shtetformuese dhe në forcimin e institucioneve demokratike.