Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur Asamblenë e Partisë Socialiste në Durrës. Axhenda parashikon një analizë për punën e Organizatave Socialiste në rang vendi, udhëzime për zgjedhjet e brendshme të partisë dhe po ashtu analizë të detajuar mbi performancën në zgjedhjet parlamentare në 2025-ën.
Socialistët duhet të përgatiten për zgjedhjet e ardhshme vendore, ato të 2027-ës, prandaj një pikë tjetër e diskutimeve në asamble do të jetë puna për zgjedhjet lokale.
Blendi Klosi bëri një analizë të punës së PS, ndërsa u shpreh se socialistët vetëm forcohen ndërsa PD dobësohet. Ai vendosi një objektiv të ri, për anëtarësimin e 4 anëtarëve të rinj në çdo organizatë socialiste.
Po ashtu një nga pikat që pritet të miratohet gjatë këtij takimi është edhe nisma për organizimin e partisë në diasporë. Sipas projektvendimit të siguruar nga Report Tv, socialistët do të nisin një fushatë të gjerë regjistrimi të anëtarësisë në 5 shtete, ku jetojnë pjesa më e madhe e shqiptarëve: si Italia, Greqia, Gjermania, SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja. Afati i regjistrimit të emigrantëve do të jetë nga 30 marsi deri në 30 shtator.




















