Bashkimi Europian, ka nisur një projekt të ri për të mbështetur agjencitë e luftës kundër krimit në Shqipëri, ku thelbi i saj është arritja e rikuperimit të pasurive të siguruara nga krimi i organizuar.
Siç bën të ditur zyra e Bashkimit Europian në Tiranë, Faza 2 (EU4LEA 2) është një veprim katërvjeçar i financuar nga Komisioni Evropian dhe bashkëfinancuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ). Veprimi zbatohet në kuadër të një Marrëveshjeje Kontributi, në menaxhim indirekt, nën drejtimin e Ministrisë së Brendshme Italiane (Drejtoria Qendrore e Policisë Kriminale), në partneritet me GIZ dhe Civipol.
EU4LEA 2 mbështetet mbi arritjet e EU4LEA Faza i dhe iniciativat e mëparshme të mbështetura nga BE-ja në fushën e sundimit të ligjit në Shqipëri.
Veprimi mbështet institucionet kryesore të zbatimit të ligjit dhe ato gjyqësore në Shqipëri në përpjekjet e tyre për t’u përafruar me standardet e BE-së dhe për të forcuar luftën kundër krimit të rëndë dhe të organizuar, korrupsionit në nivele të larta dhe krimit financiar.
Përfituesit e projektit janë:
• Ministria e Brendshme
• Prokuroria e Përgjithshme
• Prokuroritë e Rretheve
• Prokuroria e Posaçme
• Policia e Shtetit
• Byroja Kombëtare e Hetimit
• Instituti i Policisë Shkencore
• Agjencia e Inteligjencës Financiare
• Agjencia e Mbikëqyrjes Policore
• Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara
• Akademia e Sigurisë
• Shkolla e Magjistraturës
• Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
• Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Ndërkq, në një postim në rrjetet sociale, zyra e BE në Tiranë thekson se ka zhviluar një takim me krerët e drejtësisë, ku ka marrë pjesë edhe drejtuesi i SPAK, Klodian Braho. BE thekson se pet nga qeveria shqiptaret finalizimin e strategjisë për pasuritë e rikuperuara të krimit.




















