Gazetari Berat Buzhala ka reaguar pas kualifikimit për më tej të Kosovës, duke thumbuar ata që kanë mbështetur gjithmonë Shqipërinë dhe idenë se duhet të kemi vetëm një Kombëtare.
Sipas tij, shumë nga ata patriotë, tani përqafojnë flamurin lara lara të Kosovës dhe bëjnë tifozllëk për këtë Kombëtare.
“Ketu eshte viti 2018. Lokacioni Faroe Islands, Mbreteria e Danimarkes. Kemi qene nje grusht tifozesh qe kemi shku kudo pas kombetares se Kosoves.
Ketu luhej ndeshja, kurse une e Zhermin Durguti e Lulzim Berisha i vendosshim simbolet e Kosoves. Ka qene nje ndeshje fantastike, ne nje terren te veshtire dhe ne nje mot me shi dhe te ftohte.
Milot Rashica e ka pas dhane nje gole prej 15-16 metrash.
Kjo ka qene periudha kur prej patrioteve lincoheshe me qene fans dhe mbeshtetes i Kosoves. Nuk e pranonin shtetin e Kosoves, kurse nje grusht tifozesh shkonim me kerr ne Krakoë me e pa ndeshjen kunder Ukraines, ne territor neutral.
Nese rastiste qe Kosova dhe Shqiperia me lujte ne orarin dhe diten e njejte, patriotat flisnin vetem per nje ndeshje.
Nuk du me privu askend prej te drejtes me e deshte vendin e vet, mirepo kenaqesi me i pa tuj e perqafu flamurin lara lara.
Fatbardhesisht i kemi fotot dhe postimet, per me e dite kush ku ka qene.
Nuk kam bileta per ndeshjen kunder Turqise. Edhe vet kete ndeshje kam me keqyr ose ne shesh ose ne ship”, shkruan ai.




















