Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka hapur ceremoninë e betimit dhe prezantimit të Drejtorit të Ri të Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Koçiu, në fjalën e saj, ka vendosur theksin në marrjen e përgjegjësisë dhe në plotësimin e objektivave që lidhen me integrimin.

“Zgjedhja e tij në krye të Policisë tregon se si ecet në shkallët e karrierës. Detyra e parë e drejtorit të ri të Policisë është forcimi i standardeve të kësaj organizate, që është ndër organizatat më të rëndësishme të shtetit shqiptar. Policia ka rol kyç në procesin e integrimit të vendit në BE”, tha Koçiu.